Google ADS

Veseli: S’lejojmë ikjen e rinisë kosovare, veprime konkrete dhe luftë të pakompromis korrupsionit e nepotizmit

22:37 | 19 Qershor 2019
Arbresh.info

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se me vizionin e mëtejshëm të këtij subjekti partiak, do të ndërtojë besim dhe shpresë për qytetarët e Kosovës.

Veseli theksoi se kjo do të arrihet me vizionin e PDK-së, duke luftuar pamëshirshëm korrupsionin dhe nepotizmin, për të ndaluar ikjen e të rinjve kosovarë gjë e cila po ndodhë edhe 20 vjet pas luftës, njofton Klan Kosova.

”Nuk është vetëm interesi i qytetarëve, por edhe i atyre që kanë aktakuza që në momentin të cilin nëse shpallen të pafajshëm, unë do t’i mirëpres në parti. PDK me shumicën e vendimeve të mëdha ka dhënë shembull dhe unë do të jap vendime. Ky është qëllimi im dhe nuk do të ndalem”.

”Kjo luftë kundër nepotizmit dhe korrupsionit është e pandalshme është e pa-alternativë, jam shumë i vendosur t’i shkojë deri në fund. Kam nisur këtë drejtim nga vetja. Qytetarët tanë janë lodhur më fjalë kanë nevojë me veprime. Dy ditë pas Konventës fjalët që i kam dhanë menjëherë kam dhënë vendime”.

”Edhe këto dy ditë kanë pyetur shumë se çka po ndodhë, mund të ketë edhe mos-besim, por kam vizionin tim të qartë jam falënderues se kam përkrahjen e tërë strukturave të partisë”.

”Lufta kundër korrupsionit dhe nepotizmit do të jetë e pa-kompromis, dhe ne nuk do të lejojmë që 20 vjet pas luftës të na ikën rinia jonë për shkak të këtyre dy arsyeve”.

”Kur kam filluar iniciativën për largimin e uzurpatorëve nga pronat publike, por kur e vendosëm edhe ata që ishin uzurpatorë iu bindën forcës së ligjit. Më i fortë se çdo kryetar, kryeministër se cdo byrokrat është sundimi i ligjit”.

I pari i PDK-së, Kadri Veseli, theksoi në Zonën B të Klan Kosovës se nëse zyrtarët e PDK-së të përfshirë në aktakuza dalin të pafajshëm, ai do t’i mirëpres ata duke i angazhuar me detyrë institucionale.

”Nuk dua të flas me emra individësh, dua të flas në interesin e gjithë qytetarëve. Nuk ka të bëjë me anëtarë të kryesisë, ka të bëjë me çdo anëtarë të PDK-së”.

”Nëse dalin të pafajshëm do t’i mirëpres jo vetëm në PDK por do t’i vesh me petkun institucional të përgjegjësisë por alternativë nuk ka sepse PDK ka parime dhe ato janë interesi i qytetarëve të Kosovës”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme