Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka folur për aksionin e sotëm të Njësisë Speciale në veri të Mitrovicës dhe komuna të tjera.
Veseli ka shkruar se askush nuk do të shpëtoj nga dora e ligjit, përfshi ata njerëz që kanë abuzuar duke mbajtur uniformë e poste zyrtare të shtetit të Kosovës.
Postimi i plotë:
Nuk ka objektiv më të rëndësishëm për shtetin sesa garantimi i sundimit të ligjit në gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Askush nuk do të shpëtoj nga dora e ligjit, përfshi ata njerëz që kanë abuzuar duke mbajtur uniformë e poste zyrtare të shtetit të Kosovës. Përgëzoj policët për kurajën dhe profesionalizmin e dëshmuar. Shpreh solidaritetin për policët e plagosur duke iu dëshiruar një shërim sa më të shpejtë. U bëj thirrje bashkëqytetarëve tanë të komunitetit serb, që të vetë-përmbahen, të ruajnë qetësinë si dhe mos të bien pre e propagandës që synon të instrumentalizoj për qëllime politike një aksion të rendit publik. Përpjekjet për të vendosur rendin dhe ligjin, janë pikësëpari në shërbim të tyre, sepse ata, për një kohë të gjatë, janë ndjerë të kërcënuar e prekur nga prania e krimit të organizuar. Unë i siguroj se, Republika e Kosovës, është shtet i të gjithë qytetarëve të saj, pa dallim etnie e feje dhe mbetet e angazhuar seriozisht për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e të gjithë qytetarëve të saj kudo ku jetojnë.
Netanyahu i kërkon kabinetit të tij ta pranojë marrëveshjen ...
Abdixhiku falënderon qytetarët për mbështetjen: Prezenca jua...
Atletico bindëse pas pjesës së parë, Milani në baraspeshë
Sinani i bashkohet thirrjes së Kamberit për vendosjen e flam...
Shpërndahen me gaz lotsjellës dhe ujë protestuesit te sheshi...
Haradinaj në Gjakovë: Me Kosovën fituese drejt NATO-s dhe zh...