Pas këtij takimi Veseli kërkoi që pjesë e përgjegjësisë politike të jenë edhe partitë opozitare. Ai ka pranuar kërkesën e Lidhjes Demokratike të Kosovës për një proces zgjedhor, por me një kusht, raporton arbresh.info.
“Edhe nji far ftese e kom për LDK-në. Mos t’i fërkon durt se s’ka me na gjet kurgjo, as prej Gjykatës Speciale. Le t’bohet gati kadal-dale, t’shkojmë me reformë zgjedhore. Hyjmë në zgjedhje, por le t’i pranon zgjedhjet, se çdo herë nuk i pranon zgjedhjet pas procesit zgjedhor.
Bashkëkryesuesi i delegacionit, Shpend Ahmeti, tha se Ekipi Negociator ka objektiva të qarta dhe se të mërkurën do ta kenë një takim tjetër të delegacionit shtetëror.
“Nuk ka më dialog teknik, por ky dialog duhet të rezolultoj me njohje të ndersjellt. I njoftuam krerët për temat që pritet të diskutohen nga të zhdukurit, e deri të pronat e dëmtuara. Kemi informuar për krijimin e gjashtë komisioneve të cilat priten të shqyrtohen. Sot fillon vizitën një ekip nga zyra e Mogerinit në Kosovë. Është e qartë se kjo nuk do të thotë se jemi të gatshëm për vendine të rënda. Nuk do të jetë proces i lehtë dhe po mundohemi t’i jepim fund konfliktit shum vjeçarë,” është shprehur Ahmeti./arbresh.info/
Thaçi nuk shkon në takimin e Ekipit Negociator, nesër afati i fundit për dorëzimin e platformës
Rrahmani jep një mesazh të fortë në konferencë për media pas...
Skandal pas skandali në Rumani/ Tentohet të sulmohet Edon Zh...
Bajram Shala: Pati edhe racizëm dhe sjellje racore, hera e d...
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend