Veseli për Avdulla Hotin: Ylli i opozitës

10:43 | 18 Janar 2019
arbresh.info

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, bëri të ditur se seanca e radhës do të mbahet më 30 janar. Ndërsa në seancën  31 janarit thotë se do të shqyrtohet Projektligji për buxhet, Projektligji për paga si dhe Statuti i Trepçës.

“Kemi fillu mir patëm një atmosfer pozitive në mbledhjen. Kemi seanc më daten 30 dhe më daten 31 do të jetë seanca për ligjin e buxhetit pastaj ligji për Trepcen e për paga. Viti 2019 do të jetë viti i Kosovës në organizaten e Kombeve të bashkuara. Taksa 100% i ka bërë mir Serbisë sepse nuk e ka rrespektua Kosovën. Për neve ka veq ni partnes SHBA-të dhe nuk do të lejojm të na demtohet ky partneritet. Serbia duhet me ditë se ky vendë është sovran dhe nuk duhet të na maltretoj duke i lënë diasporen tonë për të pritur nëpër kufij”.

Në deklarimin para gazetarëve pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Veseli e ka quajtur “Yll i opozitës” shefin e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hotin.

LEXO Edhe: Hoti: E turpshme që nuk u fol për gjithë këto greva

Veseli e ka parë si “pozitiv” takimin e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq me homologun e tij rus, Vladimir Putin.

“Na jemi më Amerikën dhe përendimorët. Fqinji jonë po i hapë dyer Rusisë. Rusia është duke shkuar drejt njohjesë se pavarsisë së Kosovës. Ndonjëher në opozitë e pozitë s’mund të merremi vesh, por vendimi jonë do të jetë ai që do qytetari, dhe opozita duhet ti bashkangjitet këtyre proceseve”, ka thënë Veseli./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme