Google ADS

Veseli: Pensionimi i parakohshëm dhe sigurimi jetësor i policëve, çështje që do të adresohen shpejt

14:00 | 11 Korrik 2019
V. S.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar sot drejtuesit e Policisë së Kosovës, dhe i ka përgëzuar ata për punën profesionale të tyre në zbatimin e ligjit në Kosovë.

Veseli përmes facebook ndër të tjera ka thënë se duhet të punohet dhe më shumë që Kosova të jetë shembull i sundimit të ligjit, ku secili do trajtohej në mënyrë të barabartë, njofton Klan Kosova.

”Drejtuesit e Policisë së Kosovës i përgëzova sot për punën e jashtëzakonshme në zbatimin e ligjit në gjithë territorin e Kosovës dhe krijimin e një ambienti më të sigurt për qytetarët tanë. Duhet të punojmë edhe më shumë që Kosova të jetë shembull i sundimit të ligjit, ku secili trajtohet në mënyrë të barabartë dhe të jemi të pakompromis në luftën kundër krimit dhe korrupsionit”.

Veç saj kryeparlamentari Veseli njëherit lider i Partisë Demokratike, ka bërë të ditur se pensionimi i parakohshëm dhe sigurimi jetësor i policëve janë çështje të cilat do adresohen shpejt.

”Diskutuam edhe për kërkesat që pjesëtarët e Policisë së Kosovës kanë për pensionimin e parakohshëm, sigurimin jetësor dhe sigurimin shëndetësor. Këto janë tri segmente tejet të rëndësishme për këtë institucion dhe ne do t’i adresojmë shumë shpejt ato”, njofton Klan Kosova.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme