Kryeministri Haradinaj vazhdon të përballet me kërkesën e partnerit të koalicionit, për pezullimin e taksës ndaj mallrave serbe.
Presioni në rritje i Shteteve të Bashkuara për t’u zmbrapsur nga vendimi që ka futur në bllokadë dialogun me Serbinë bëri që kryeparlamentari Kadri Veseli si propozues i 100 për qindëshit të kërkojë suspendimin e kësaj mase.
Por Haradinaj që deri tani ka refuzuar t’i përgjigjet kërkesës së partnerit, nuk është deklaruar të hënën për taksën.
Këtë nuk e ka bërë as pas takimit me presidentin. Thaçi ka dhënë zotim para amerikanëve se Kosova do ta shqyrtojë pezullimin e taksës për t’i dhënë shans arritjes së marrëveshjes përfundimtare me Serbinë.
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, nga Ferizaj ka paralajmëruar vendimmarrje të shpejtë rreth taksës ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina. Këtë e ka arsyetuar me faktin se edhe Shtetet e Bashkuara po kërkojnë pezullimin e taksës.
Blinken: Ne do të bëjmë gjithçka që Uashingtoni të dërgojë p...
Arrestohet i dyshuari për grabitje në një market në Pejë
Vajzat e shtëpisë elektrizohen nga muzika dhe bëjnë c
Kanadaja, Meksika dhe Kina i përgjigjen kërcënimeve të Trump
Konjufca fton mërgimtarët që të regjistrohen për zgjedhjet e...
Liga e Kampionëve vjen me nëntë ndeshje sot – vëmendja te de...