Veseli nuk ka patur ndonjë koment për mediet pas këtyre homazheve.
Ai ka marr pjesë në aktivitetin ” Pëllumbat e Paçes”, mbi Reçak. Ku në shenjë nderimi ka lëshuar disa pëllumba tekë shtatorja e William Wokerit./arbresh.info/
Haradinaj në Reçak: Kosova e 17 shkurtit nuk zhbëhet
15 janar 2018, 10:38
(E plotësuar) – Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pas homazheve në Reçak e cilësoi 15 janarin si “ditë respekti e nderimi”.
“Janë qytetarë që janë vra në mënyrën më mizore. Ëilliam Ëoker i tregoi botës për padrejtësitë dhe masakrat në Kosovë”, tha Haradinaj.
Nga Reçaku, ai dha mesazhin se “Kosova e 17 shkurtit nuk zhbëhet”./arbresh.info/
Kurti në Reçak: Drejtësia është e vonuar
15 janar 2018, 10:28
Në 20 vjetorin e masakrës së Reçakut, pas homazheve tek të rënët, kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, e pati ende të freskët kujtesën për masakrën edhe 20 vjet pas.
“Drejtësia është e vonuar, nuk është gjykuar askush për këtë krim. Ne patëm vënë përballë UNMIK-ut një qarqaf me 20 emrat e kriminelëve, por s’është bërë asgjë, as nga vendorët, as nga ndërkombetarët. Kjo masakër ngriti vetëdijen e ndërkombëtarve. Sot dy dekada me von ne perulmi para këtyre martirve në Reçak”, deklaroi Kurti, raporton arbresh.info.
Derisa komentoi Gjykatën Speciale dhe ftesat e fundit nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, Kurti i cilësoi si “injorantë” të gjithë politikanët që e kanë votuar atë.
“Gjykata Speciale është e padrejtë sepse gjykon vetëm UÇK-në. Ne kemi nevojë për gjykata të korrupsionit e jo për kesi gjykatash. Nga një Serbi që i ka çetnikët, ne nuk presim drejtësi. Jan gjykatat vendore që duhet tu dalin zot qytetarëve të Kosovës. Ne kemi qenë që nga fillimi kundër Gjykatës Speciale”, është shprehur Kurti.
Në Reçak po bëjën homazhe një numër i madh i qytetarëve. Atje do të jenë për homazhe edhe krerë të institucioneve.
20 vjet më parë, forcat serbe të sigurimit masakruan 45 civilë shqiptarë në Reçak në Komunën e Shtimes. Kjo tragjedi i parapriu edhe fushatës së bombardimeve të NATO-s ndaj forcave serbe.
Ish-shefi i misionit vëzhgues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori Ëilliam Ëalker, e kishte parë me sytë e tij atë që kishte ndodhur mëngjesin e 15 janarit, duke e cilësuar si “gjenocid”.
Sot, ende drejtësia nuk e ka thënë fjalën e saj për krimet ndaj civilëve në Kosovë./arbresh.info/
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...
Protesta më e madhe në historinë e Serbisë
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...