Veseli nuk dorëzon peticionin tek Komisioni i Kuvendit

08:05 | 29 Janar 2019
V. S.

Kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, ende nuk ka dorëzuar peticionin  e qytetarëve të Mitrovicës për bashkimin e Mitrovicës së Veriut dhe Mitrovicës së Jugut.

Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, Duda Balje, thotë se ende nuk ju është dorëzuar peticioni në fjalë.

Ajo shton se të tërë ngjarjen për peticionin e organizuara nga kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, e kanë parë vetëm përmes mediave.

 “Na zyrtarisht s’kemi marr asgjë vetëm kemi lexua nëpër media, nëse ka interesim edhe vullnet shumë shpejt mundet më ardhë në Kuvend. Nuk e di qysh osht mendimi i Kryeministrit edhe Presidentit”, është shprehur Balje për arbresh.info.

Por, ky peticion nëse vjen  deri në Kuvend nuk ka arsye që mos të votohet thotë Balje.

“Na si Kuvend s’kemi marr zyrtarisht kurrgjë vetëm kemi lexua. Kosova është shtet sovran dhe nuk ka arsye që mos të miratohet kjo çështje”, ka përfunduara ajo.

E për deputetin e Nisma Socialdemokratike, Veton Berisha, kjo sipas tij nuk është çështje që mund të zgjidhet nga një iniciativë e një komune.

“Çështja e Mitrovicës është ma e madhe sesa mundet me u realizua më një peticion kjo është çështje më shumë e dialogut dhe jo komunal, por është problem politik dhe ma i gjanë. Proceduralisht ka vepruar mirë sepse kanë thënë fjalën qytetarët, por në rastin konkret nuk besoj që ka me gjet zgjidhje. Çështja e Mitrovicës është problemi ma i gjerë dhe politik e nuk varet nga votat e Kuvendit”, vlerëson deputeti Berisha, njëherit edhe anëtar i Komisionit Parlamentar për Peticione.

Kujtojmë se iniciativa e Bahtirit  për bashkimin e Mitrovicës, ka ardhur pas dorëheqjes së kryetarit të Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq. Pavarësisht kësaj, që nga koha e decentralizimit kryetarët e dy komunave asnjëherë deri më tani nuk janë dakorduar për vijën administrative ndërmjet Mitrovicës së Jugut dhe Mitrovicës së Veriut./ Vlora.Selimi/arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme