Google ADS

Veseli: Marre, turp! Duhet ta keni një trohë patriotizëm!

22:04 | 2 Shkurt 2019
arbresh.info

Kryeparlamentari, Kadri Veseli, kërkoi vendosmëri të legjislativit rreth dialogut me Serbinë, raporton arbresh.info. Sipas tij, rrotacioni i pushteteve ka me ndodhë por përveç karrigave nuk do të ndryshojë diçka tjetër.

“Ka një situatë reale dhe qëndrim të bashkësisë ndërkombëtare. E kem plotë gojën ShBA, por edhe ata kanë një qëndrim është bukur i vendosurt. Na e kanë thanë: ‘Ju duhet me u ngutë në këtë process’. Na nuk jem as për dialog, as për luftë. Nuk pe dijmë as për çka jem. Pozitë e opozitë duhet me ndërtu nji platëformë kundër agresionit të Serbisë. Jem duke i frikësu qytetarët,” është shprehur Veseli, gjatë debatit rreth Projektligjit për dialogun me Serbinë.

“Mos u boni qyqar, ai që ka qenë luftëtarë nuk jau ninë për atë punë. Ku ka qenë kërkesë e kombit tim, aty kam qenë. Marre, turp! Duhet ta keni një trohë patriotizëm. Oh, qytetarë s’ka me ikë kërkush, o’me marrën, o’ me krenarinë që e ka”, është shprehur Veseli./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme