Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli në një postim në Facebook ka bërë të ditur se ka marrë një vendim për t’i dërguar një letër Parlamenteve të vendeve mike të Kosovës, për të hartuar rezulotat që njohin rolin e shtetit serb si shkaktar të krimeve kundër njerëzimit.
Ai ka thënë se një rezulotë e tille do të përkujtonte ngjarjet e dhimbshme për popullin tonë, do të nderonte viktimat e shumta civile dhe do të dënonte kategorikisht çdo përpjekje për ta mohuar apo ndryshuar çdo pjesë të errët dhe të dhimbshme të historisë bashkëkohore evropiane, përcjell portali arbresh.info
Postimi i tij i plotë:
Kosova nuk do të heshtë ndaj përpjekjeve të Serbisë për të rishkruar historinë e luftës dhe masakrave që ka kryer në Kosovë. Me rastin e 20 vjetorit të luftës së Kosovës dhe duke pasur parasysh tendencën e qeverisë së Serbisë për të mohuar krimet e bëra, kam përgatitur një letër drejtuar Parlamenteve të vendeve mike për të kërkuar prej tyre hartimin e rezolutave që në mënyrë zyrtare njohin rolin e shtetit serb si shkaktar të krimeve kundër njerëzimit. Një rezolutë e tillë do të përkujtonte ngjarjet e dhimbshme për popullin tonë, do të nderonte viktimat e shumta civile dhe do të dënonte kategorikisht çdo përpjekje për ta mohuar apo ndryshuar atë pjesë të errët dhe të dhimbshme të historisë bashkëkohore evropiane. Të tilla rezoluta përkujtuese, jo vetëm ndërgjegjësojnë shoqërinë që krimet çnjerëzore si ato të luftës së Kosovës mos të përsëriten më, por i kontribuojnë edhe pajtimit ndëretnik i cili është i pamundur nëse nuk thuhet e vërteta.
/Arbresh.info/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...