Veseli: Kosova është e bekuar që në krah të saj ka kombin e madh amerikan

15:14 | 4 Korrik 2019
V. S.

Kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, në ditën e pavarësisë së Amerikës, ka thënë se Kosova është e bekuar që ka në krah SHBA-të.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Veseli, ka shkruar se 4 Korriku është një datë e madhe, jo vetëm për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe për popullin tonë dhe të gjithë popujt e botës që besojnë në të drejtat dhe lirinë njerëzor.

Postimi i plotë:

4 korriku është një datë e madhe, jo vetëm për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe për popullin tonë dhe të gjithë popujt e botës që besojnë në të drejtat dhe lirinë njerëzore.

SHBA-të kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë garantues të vlerave demokratike dhe paqes globale.

Kosova është e bekuar që në krah të saj ka kombin e madh amerikan.

Festa e sotme është e dyfishtë, sepse përurojmë edhe objektin e ri të Ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë.

Urime të gjithëve, popullit amerikan dhe përfaqësuesve të tij në vendin tonë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme