Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se çështja e liberalizimit të vizave nuk ka të bëjë më çështjet e Kosovës.
Veseli, tutje ka shtuar se është krenar që është i Kosovës, ndërsa vizat sipas tij lë t’i liberalizojnë kur të dëshirojnë.
”Ne duhet të bëjmë më tepër në luftën kundër korrupsionit. Sa i përket çështjes së liberalizimit të vizave nuk është çështje e Kosovës. Është problem që ka të bëjë me Bashkimin Evropian. Nuk dua ta ekzagjerojë këtë çështje sesa kam folur deri më tani, por miqtë tanë evropianë duhet të jenë më korrekt me vetveten e tyre sepse nuk mund të jenë ata më të privilegjuar më shumë se sa ne. Jam krenar që jam i Kosovës, vizat le t’i liberalizojnë kur të donë”.
Këto deklarata Veseli i bëri p[as përfundimit të mbledhjes së kryesisë, në të cilën nuk është vendosur për datën e seancës së ardhshme./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/380273106012925/?notif_id=1562926173086994¬if_t=live_video_explicit
I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfid...
Banorët e Bazelit miratojnë fondet publike për Eurovision
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...