Ai tha se pavarësisht që është iniciator i formimit të Tribunalit, ka për qëllim vetëm formimin, duke theksuar se meritat për të do tu takojnë të gjitha partive parlamentare.
“Unë edhe kur e kam iniciuar ju kam thënë se kjo iniciativë le të jetë e të gjithëve së bashku, vetëm ta formojmë pasi kanë kaluar dy dekada dhe askush nuk ka marrë asnjë iniciativë për të kërkuar drejtësi për mijëra viktima e qindra masakra që kanë kryer forcat serbe në Kosovë”, tha Veseli.
Ai tha se sot Kuvendi duhet t’i thotë Po formimit të komisionit shtetëror për Tribunalin e gjenocidit serbë.
Aktualisht Grupet Parlamentare po diskutojnë për gjetjen e formës për t’i unifikuar qëndrimet për ta votuar sot formimin e Komisionit Shtetëror për formimin e Tribunalit për gjenocidin serbë, një nismë kjo e Kryeparlamentarit Kadri Veseli para dy javësh.
Në rend dite në seancë janë edhe dy pika të ngjashme me rëndësi, njëra për Muzeun e Gjenocidit në qendër të Prishtinës dhe tjetra për Muzeun e të dëbuarve në Stacionin e trenave në Prishtinë./arbresh.info/
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030