Para disa javëve tha se taksa njëqind për qind ndaj produkteve serbe është meritë e tij. Mirëpo tani i pari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli duket se ka ndërruar mendje.
Kryekuvendari tani po kërkon pezullim e masës ndaj Serbisë për një periudhë prej 120 ditësh.
Por, përkrahje në këtë qëndrim të tij duket të mos ketë tek partnerët e koalicionit, raporton T7.
Pezullimin e taksës e kërkesat për ta hequr atë nuk po e merr parasysh kryeministri, Ramush Haradinaj.
Ai thotë se kjo masë nuk do largohet deri në njohjen e Kosovës nga Serbia.
E kundër idesë së Veselit është shprehur edhe NISMA Socialdemokrate.
Në anën tjetër, opozita mendon se qeveria e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, i ka ditët e numëruara.
Propozimi i kryekuvendarit për largimin e taksës ndaj produkteve me origjinë serbe erdhi pas takimit që Veseli kishte me ambasadorin amerikan, Philip Kossnet.
Ndërkohë, tentativa për largimin e taksës ka pasur edhe nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
Hiç më larg se para dy ditëve Thaçi përmes një metafore ai tha “uroj që bora e shkrirë të mos bëhet skllotë” duke ju referuar kështu një deklarate që Haradinaj e pati dhënë për taksën.
Ndërkohë ka dy muaj që ndaj Serbisë është vendosur taksë prej njëqind përqindësh, si kundërpërgjigje ndaj agresionit diplomatik që Serbia po bënë mbi Kosovën, për të ia tërhequr njohjet.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...