Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka reaguar ndaj deklaratave të radikalit serb, Vojisllav Sheshel, i cili bëri thirrje për luftë në Kosovë.
Gjatë ditës së sotme, radikali serb, Vojisllav Sheshl, ka reaguar për faktin se tani e tutje qytetarëve serbë do t’u ndalohet hyrja me pasaportë në Kosovë.
“Kjo është vetëm një shenjë që duhet të ndërhyjmë në Kosovë me ushtrinë tonë! Kjo nuk duhet të tolerohet! Serbia duhet të shfrytëzojë rastin e parë, kur ata ndërmarrin një masë të tillë diskriminuese, ata duhet të zbatojnë Rezolutë 1244 të KS, policia dhe ushtria serbe duhet të kthehet në Kosovë”, kishte deklaruar Shesheli.
Por pas kësaj deklarate ka reaguar kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.
Përmes një reagimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Veseli ka shkruar se, Shesheli me gjuhën e tij të urrejtjes dhe me kërcënimin e luftës ka provokuar sërish Kosovën.
Sipas tij, Shesheli dhe paramilitarët e tij e kanë treguar botërisht mungesën e burrërisë në kohën e luftës, pasi që siç u shpreh Veseli, ai nuk guxuar të ballafaqohet me luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por kanë masakruar civilë të paarmatosur, gra pleq e fëmijë të pafajshëm.
Reagimi i plotë i Veselit pa ndërhyrje:
Krimineli i luftës Vojsllav Sheshel, me gjuhën e tij tipike të urrejtjes dhe me kërcënimin e luftës ka provokuar sërish Kosovën duke bërë thirrje për agresion ushtarak ndaj sovranitetit tonë.
Shesheli dhe paramilitarët që e kanë ndjekur, e kanë treguar botërisht mungesën e burrërisë në luftë, sepse nuk kanë guxuar të ballafaqohen me ne luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por kanë masakruar civilë të paarmatosur, gra pleq e fëmijë të pafajshëm.
Ky fosil i shovinizmit të shekullit të kaluar dhe propagandues i iluzioneve të dështuara për Serbi të Madhe, duhet ta kuptojë që koha e tij ka perënduar moti dhe se liria e Kosovës e fituar 20 vjet më parë është e pakthyeshme.
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi