Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli, i është përgjigjur letrës së lëshuar sot nga QUINT-i, duke rikonfirmuar qëndrimin e PDK-së e cila do të jetë përkrahë aleatëve perëndimorë të Kosovës, transmeton arbresh.info
Nëpërmjet një shkrimi të publikuar në faqen e tij në Facebook, Veseli ka thënë se në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, qytetarët e Kosovës do të zgjedhin ndërmjet atyre që janë përkrahë aleatëve perëndimorë që ndihmuan për lirinë dhe pavarësinë e vendit, apo për ata që i trajtojnë aleatët perëndimorë si armiq dhe përpiqen që Kosova të mbijetojë e vetme.
Shkrimi i plotë i Kadri Veselit: Kosova arriti pavarësinë e saj duke pasur në krah një aleancë të fortë me Perëndimin. Një nga temat mbi të cilat qytetarët do të duhet të vendosin në këto zgjedhje është nëse Kosova dëshiron t’i vazhdojë marrëdhëniet e saj të veçanta me aleatët tanë ndërkombëtarë, apo t’i trajtojë ata si armiq dhe të përpiqet që të mbijetojë e vetme. Ne duhet t’i mbrojmë interesat e Kosovës, por nuk do të jemi në gjendje ta bëjmë këtë pa partnerët tanë strategjikë. Prandaj, mirëpresim përpjekjet e SHBA-së, BE-së, Gjermanisë, Britanisë së Madhe, Francës dhe Italisë për zhvillimin e Dialogut. Megjithatë, ne kërkojmë nga BE që ta parandalojë financimin e strukturave paralele në Kosovë nga Qeveria e Serbisë, të ndalojë projektet kolonizuese serbe përmes ndërtimit të lagjeve në Veri, të lejohet rindërtimi i shtëpive të djegura atje ku shqiptarët jetonin para vitit 2001, si dhe të dënohen kriminelët dhe përdhunuesit serbë për krimet e kryera ndaj shqiptarëve të pafajshëm gjatë dhe pas luftës në Kosovë./arbresh.info/
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...