Kryetari i Kuvendit, njëherësh kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, sot ka mbajtur një konferencë për media për rastin e fotografisë së shumë përfolur të Flora Brovinës.
Veseli ka pranuar se veprimi i djeshëm i deputetes Flora Brovina ishte një gabim i madh, por i paqëllimtë. Ai ka thënë se gjurmët e gjenocidit serb nuk bazohen në një foto, por ato gjenden ndokund në Kosovë, raporton arbresh.info.
Ai tha se publikimi i fotografisë ishte gabim pasi Brovina duhet të konsultohej me të.
“Flora ka bërë një gabim të madh, e ka bërë pa dashje. E njohë Florën, veprimtarinë e saj, humanizimin e saj. Ajo është dashur të konsultohet me herët për ketë veprim”, ka thënë i pari i Kuvendit.
Tutje, Veseli ka thënë se krijimi i Tribunalit do t’i tejkalojë të gjitha pengesat dhe “kriminelët nuk do të jenë të qetë”.
Më pas Veseli kujtoi se të hënën do të vazhdojë seanca ku ka mbetur në gjysmë për Tribunalin. /arbresh.info/
Nwaneri në histori të Arsenalit, Arteta me fjalë të mëdha pë...
LDK sot në Malishevë me “Turneun e Ndryshimit”
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Driloni, Anisës: Po tutem që të shikoj
Zelensky kërkon më shumë sisteme për mbrojtje ajrore të Ukra...