Me rastin e 21 vjetorit të rënies së familjes Jashari dhe “Epopesë së UÇK-së, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli ka bërë homazhe tek memoriali i familjes Jashari në Prekaz.
Ai tha se Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila, me Komandantin Legjendar Adem Jashari, me luftën, qëndresën dhe sakrificën e tij, ndryshoi rrjedhat e zhvillimeve të gjithëmbarshme të kombit tonë, është rasti më unikat në historinë botërore.
“Sot ne jemi krenarë dhe ecim bashkërisht përpara në rrugën e forcimit të shtetit e të integrimit euro-atlantik. Askush nuk mund të na dalë përpara dhe askujt nuk i frikësohemi. Kosova është shtet i pavarur dhe sovran. Ajo do të jetë më e zhvilluar, më e fuqishme dhe më sovrane, edhe për faktin se ka orientim të qartë të partneritetit me SHBA-të dhe BE-në. Po ashtu, ka orientim të qartë edhe sa i përket zhvillimit të vet të gjithëmbarshëm, por edhe të fqinjësisë së mirë me fqinjët e saj”, theksoi kryeparlamentari Veseli.
“Çdo vit vijmë të përulemi me krenari para dëshmorëve këtu. Epopeja e UÇK-së dhe rezistenca e familjes Jashari janë ata të cilët na bënë të vije liria. Sot jemi të lirë dhe synimi ynë është drejt Bashkimit Evropian”.
Së bashku me kryetarin Veseli, homazhe bënë edhe Nuredin Lushtaku, Bekim Jashari si dhe asamblistë të Skenderajt.
Homazhe të varret e familjes Jashari do të bëjnë edhe kryeministri Ramush Haradinaj si dhe përfaqësues të partive politike./arbresh.info/
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...