Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli në një intervistë për Zërin e Amerikës ka thënë se thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e përkrahin transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe se transformimi i FSK-së në ushtri do të votohet më 14 dhjetor.
Veseli në këtë intervistë ka thënë se drejtimi i Kosovës është shumë i qartë, Perëndimi, Bashkimi Evropian, NATO, partneriteti shumë i veçantë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe do të ecin në këtë rrugëtim të përbashkët.
“…Po besoj shumë që zoti Stoltenberg do të ketë qëllime të mira dhe do ta kuptojë si një e drejtë legjitime e jona. Ne jemi shtet i pavarur dhe sovran, përndryshe atëherë cila është logjika e funksionalitetit të shtetit tonë?”, u shpreh Veseli, duke komentuar kundërshtimin e NATO-s për transformimin e FSK-së.
“Ne në takimet që kemi pasur në IOWA, një vizitë e shkëlqyeshme, takime të cilat i pata edhe sot me senatorin Peters i cili është në Komitetin e Forcave të Armatosura në Senat, ne kemi përkrahje të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, do të lëvizim me autoritetin tonë për një ushtri e cila është e partneritetit, e NATO-s dhe qëndrueshmërisë. Kosova dëshiron jo vetëm të konsumoj paqe, por në të njëjtën kohë edhe të prodhojë paqe në rajonet e tjera ku ka kriza dhe Kosova është e aftë ta bëjë këtë përmes forcave të veta të armatosura. Kjo do të jetë e ardhmja e partneritetit, jo cenim i fqinjësisë. Ushtria jonë është ushtri e partneritetit, jo ushtri që cenon fqinjët. Stoltenberg më tepër do të duhet të shqetësohet me bazat ruse në Serbi në Nish, se sa me forcën e partneritetit të NATO-s, e cila është e lidhur ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e NATO-s”, u shpreh ndër të tjera, Veseli.
Kryetari i Kuvendit ka folur edhe lidhur me deklaratat e Beogradit, ku kanë shprehur shqetësim lidhur me krijimin e FSK-së, duke e parë si një kërcënim për banorët serbë në veriun e Kosovës.
Ai tha se Serbia është e njohur tradicionalisht me aktrimin që bën
“Serbia është e njohur tradicionalisht me aktrimin që bën; edhe në rastin e tarifave reagonte se do të ketë katastrofë humanitare. Ne jemi të gatshëm që të marrim përgjegjësi ndaj qytetarëve serbë në të gjithë territorin. Ajo çfarë duhet të ndodhë është që Serbia të mos i cenojë qytetarët serbë në Republikën e Kosovës, të mos i shantazhojë që të largohen nga Forca e Sigurisë së Kosovës, siç po e bën në shumë raste përmes organeve dhe njerëzve të errët të vet, për vetë faktin që qytetarët serbë të Kosovës janë qytetarë sovranë dhe ne do t’i respektojmë në maksimum”, tha ai.
Veseli ka folur edhe për bisedimet me Serbinë, duke thënë se Kosova shkon në negociata me qëndrim shumë të hapur, Serbia duhet ta njohë Republikën e Kosovës si shtet i pavarur e sovran.
Veseli ka folur edhe për bisedimet me Serbinë, duke thënë se Kosova shkon në negociata me qëndrim shumë të hapur, Serbia duhet ta njohë Republikën e Kosovës si shtet i pavarur e sovran.
Sipas tij, është në interesin e Serbisë për hapat përparimtarë të integrimit në Bashkimin Evropian, është në interesin e paqes dhe qëndrueshmërisë për rajonin. “…Serbia duhet të njohë shtetin tonë, territorin që e kemi”, tha Veseli.
Kryeparlamentari ka folur edhe rreth taksës 100 % ndaj produkteve të Serbisë.
“Do të punojmë t’i bindim aleatët tanë se çështja e ngritjes së taksës 100 për qind është veprim i cili ka të bëjë me sigurinë tonë nacionale, është veprim i cili ka të bëjë me respektin që duhet të tregojë Serbia ndaj Republikës së Kosovës, Ka të bëjë me një sjellje që ka qenë për kohë të gjatë, jo korrekte e Republikës së Serbisë ndaj Kosovës. Ne nuk e dimë fare edhe mënyrën, shpeshherë edhe kualitetin e produkteve të Republikës së Serbisë. Nuk është një vendimmarrje që synon të cenojë dialogun, nuk është një vendimmarrje e cila synon të ndikojë tek raportet tona në të ardhmen që të kemi marrëveshje, por vërtetë Serbia, duhet të reflektojë ndaj Kosovës. Ne jemi shtet i pavarur dhe sovran. Nuk mund të sillet si të dojë ndaj nesh, për vetë faktin se nuk respekton produktet tona dhe dokumentet e Republikës së Kosovës, kur bizneset tona duan t’i eksportojnë. Ka vështirësi në qarkullimin e mallrave të Republikës së Kosovës. Ne jemi të gatshëm të bisedojmë, në jemi të gatshëm të arrijmë një marrëveshje, e cila në mënyrë permanente ka reciprocitetin dhe respektin e ndërsjellë si shtete të pavarura dhe sovrane…”, u shpreh Veseli.
“Ne presim një racionalitet më të madh të Serbisë ndaj Kosovës, i cili do ta vendosë në një situatë të barabartë Kosovën e Serbinë. Ne e respektojmë shtetin serb, respektojmë mallrat serbe dhe nuk jemi kundër lëvizjes së lirë të mallrave në ekonominë e lirë të tregut, as nga Serbia, as nga cilido vend. Ne kemi qenë shumë të hapur në këtë aspekt, por ajo që duhet të ndodhë më tutje është të ulemi bashkërisht, të kemi një respekt për vetë faktin që ne jemi shtet i pavarur e sovran dhe Serbia nuk ka asnjë të drejtë legale, as legjitime, të sillet me ne si të dëshiron. Kjo ka qenë edhe arsyeja përse i kam dhënë përkrahje vendimmarrjes së Kryeministrit të qeverisë sonë, që ta ketë këtë masë tarifore ndaj mallrave të Serbisë, jo si reaksion, jo si negativitet ndaj Serbisë por si reflektim. Serbia e Kosova janë shtete të pavarura e sovrane, hajde ta respektojmë njëra palë tjetrën”, ka thënë ndër të tjera, kryetari i Kuvendit të Kosovës në këtë intervistë për Zërin e Amerikës.
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?