Kandidati për deputet nga koalicioni Nisma-AKR-PD Vesel Krasniqi, vlerësoi se koalicioni prej nga vjen do të jetë mjaft i rëndësishëm në formimin e qeverisë së re.
Ai në Magazina Zgjedhore të Klan Kosovës tha se janë të hapur për bashkëpunime.
“Kemi dëshmuar se jemi serioz dhe jemi besnik në atë që e themi. Të shohim çka po sjellin zgjedhjet”.
“Ne nuk kemi asgjë kundër asnjë subjekti politik dhe mendoj që pas zgjedhjeve do të jemi ndër faktorët kryesor të qeverisë së re. Po i presim rezultatet e zgjedhjeve por nga kjo që shihet në terren konsiderojmë se do të jemi fitues. Nuk kemi vija të kuqe, mbetet të shohim se si do të jenë rezultatet zgjedhore”.
Ai gjithashtu foli edhe për programin e Nismës për bujqësi.
“Gjatë kësaj periudhe kohore jemi munduar të kontribuojmë në shumë çështje për ofrimin e kushteve të mira për fermerët përmes granteve dhe subvencioneve. Synojmë të jemi në qeveri dhe të menaxhojmë me Ministrinë e Bujqësisë”.
“Nisma e ka ofruar programin e saj edhe për fushën e bujqësisë dhe kemi sjellë shumë ndryshime që duhet të bëhen që vijnë me kërkesë të drejtpërdrejtë nga fermerët, bujqit dhe shoqatat. Me programin tonë për bujqësi besoj se do ta ndryshojmë qasjen”.
Sa i përket kandidimit të tij Krasniqi tha se është momenti i duhur dhe se do të jetë vlerë e shtuar për Nismën.
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...