Veriu mirëpret Putinin në Beograd, Qytetarët: Veriu është Serbi

14:55 | 17 Janar 2019
V. S.

Mëngjesi i ditës se sotme ka gjetur Mitrovicën Veriore të mbushur më flamuj të Rusisë e me fotografi të presidentit, Vladimir Putin.  

Pothuajse të gjitha ndërtesat e banuara më serbë në veri, në ballkonet e tyre kanë vendosur flamuj të Rusisë dhe Serbisë.

Nuk mungonin as posterët me dy presidentët, Aleksandër Vuçiq e Vladimir Putin.

Krejt ky nderim po i bëhet të parit të Rusisë për nderë të vizitës së tij të cilën po e zhvillon sot në Serbi.

E në anenë tjetër shqiptarët të cilët jetojnë në veri por edhe ata në jug, thonë se tashmë janë mësuar që veriu të jetë çdoherë i mbuluar me mbishkrime dhe simbole të Serbisë.

“Veriu është Serbi,” thotë njëri prej këtyre qyetetarëve.

Ndërsa nuk shprehin ndonjë optimizëm se qeveria e vendit do të ndryshojë diçka për qytetarët shqiptarë, të cilët tashmë jetojnë si në token e huaj në vendin e tyre.

Kujtojmë se Presidenti rus, tashmë ka mbërritur për vizite në Serbi, ndërsa mësohet se gjatë takimit me Presidentin serb, pjesë e diskutimit do të jetë edhe Kosova./V.Selimi/Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme