Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përshëndetur vendimin pozitiv të Parlamentit Europian për heqjen e vizave për Kosovën.
Në një postim në Twitter, Rama thotë se PE e hoqi nga vetja “njollën me të cilën Europa ka kaq vjet që cënon flamurin e vet”.
“Shyqyr që Parlamenti Europian e hoqi nga vetja njollën me të cilën Europa ka kaq vjet që cënon flamurin e vet duke mos hequr vizat për Kosovën!Kosova mbetet dhe për pak kohë i vetmi vend me viza për në Europë, por kjo e sotmja është një hap për t’u përshëndetur sidoqoftë”, ka shkruar Rama./ Top Channel/
Policia e Kosovës kërkon besim në veri – qytetarët i d...
Kurti mori pjesë në shënimin e 20-vjetorit të programit të e...
Vullneti shfrytëzon kartonin e gjelbër
Rusia ndal furnizimet me gaz për Austrinë
“Kosova, shteti më i vogël në botë me më së shumti pika karb...
Rama: Pagat në turizëm, konkurruese më Greqinë