Për vrasjen e dyfishtë që tronditi Kosovën në gusht të 2018-s, Pjetër Nrecaj, pjesën e mbetur të jetës do ta kalojë prapa grilave.
Gjykata e Apelit, pas ankesave, ka vendosur ta ndryshojë aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Gjakovë të datës 19.11.2018, e cila e kishte dënuar Nrecajn me vetëm 24 vjet burgim për vrasjen e bashkëshortes, Valbonës, dhe vajzës së tij 9-vjeçare.
Duke e vlerësuar si dënim jo të duhur, Gjykata e Apelit e ka dënuar Nrecajn me burgim të përjetshëm, vendim ky i shqiptuar për herë të parë në Kosovë.
Në arsyetimin e Apelit thuhet se “Veprimet e të akuzuarit janë ricilësuar si ‘Vrasje e rëndë dhe ndaj tij është shqiptuar dënimi më burgim të përjetshëm’”.
Gjykata e Apelit ka vlerësuar se gjykata e shkallës së parë, nuk i ka vlerësuar në mënyrë të drejtë të gjitha rrethanat rënduese, raporton KTV.
Në njoftimin e Apelit, tutje, thuhet se shqiptimi i dënimit unik prej 24 vjetësh burgim, nuk është adekuat për peshën e veprës penale dhe shkallën e përgjegjësisë penale të të akuzuarit.
Vendimin e Gjykatës Themelore e kishte kundërshtuar mbrojtja e Nrecajt, e edhe Prokuroria.
Në shtëpinë e vëllezërve të Valbonës, në fshatin Brekoc të Gjakovës, të premten nuk ka qenë askush.
Fqinjët kanë thënë se familjarët e së ndjerës kanë ikur nga Kosova për shkaqe sigurie.
Vëllai i Valbonës, Shkëlzeni, ka thënë se drejtësia do të ishte drejtësi nëse policia e gjykata do të merrnin parasysh denoncimet e Valbonës sa ishte gjallë.
“Pasi që ndodhi rasti, nuk na është ofruar asnjë ndihmë dhe siguri. Pas vrasjes kemi pasur presion për rastin e fëmijëve, fëmijët nuk donin të shkonin atje dhe kishte presione për t’i marrë ata, me apo pa dëshirën e tyre. Ne nuk e morëm asnjë ndihmë nga shteti i Kosovës dhe duke e ditur se ai kishte lidhje në polici, u detyruam të largojmë familjen nga aty. Dhashtë Zoti që bashkëpunëtorët e tij ta marrin dënimin e merituar”, ka thënë Shkëlzen Marku, vëllai i viktimës.
Vendimin e ri të Apelit e ka mirëpritur shoqëria civile, e cila kishte organizuar edhe protesta.
Nrecaj, nga Gjykata Themelore, ishte dënuar edhe me 1 vit e gjysmë burgim për dhunën që kishte ushtruar ndaj bashkëshortes së tij sa ishte gjallë.
Kundër këtij aktgjykimi, pala ka të drejtë ankese në Gjykatën Supreme të Kosovës.
40-vjeçari Nrecaj, para Gjykatës e kishte pranuar krimin, derisa kishte deklaruar se gjithçka kishte ndodhur aksidentalisht, e për të njëjtën vepër ishte penduar.
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...
Kuvendi pritet të mbajë tri seanca, njëra për mandatin qever...