Ka nisur seanca fillestare në rastin e mashtrimit të veteranëve ndaj 12 anëtarëve të Komisionit për Verifikimin e veteranëve.
Të akuzuarit për fryerjen e listave të veteranëve janë 12 ish-krerët të Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Veteranëve, Agim Çeku, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj, Xhavit Jashari, do të paraqiten sot para Gjykatës Themelore në Prishtinë, raporton arbresh.info
Në seancën gjyqësore mungojnë dy nga të akuzuarit; Ahmet Daku dhe Xhavit Jashari. Gjyqtarja Nushe Mekaj tha se i akuzuari Ahmet Daku nuk e ka arsyetuar mungesën e tij, ndërsa i akuzuari tjetër Xhavit Jashari ka marrë leje për të dalë jashtë Kosovës për çështje familjare.
Prokurorët Special Valdet Gashi Enver Krasniqi Të akuzuarit Ahmet Daku dhe Xhavit Jashari. I akuzuari Ahmet Daku nuk e ka arsyetuar mungesën e tij, ndërsa Xhavit Jashari ka dërguar kërkeë sepse ka udhëtuar në Austri për shkak se ka pasur një të afërm të sëmurë.
Gjykata ka kërkuar të dhëna nga Aeroporti. Megjithatë në bazë të të dhënave ai ka udhëtuar më 7 mars nga Kosova përmes pikës kufitare në Vermicë”, ka thënë gjyqtarja Mekaj.
Kjo lëndë përfaqësohet nga dy prokuror special, Valdet Gashi dhe Enver Krasniqi. Pas mungesës së dy të akuzuarve prokurori special, kërkoi që të lëshohet urdhër arrest ndaj të akuzuarve që nuk janë prezent në seancë.
“Prokuroria nuk konsideron se duhet të veçohet procedura por duhet të zbatohet neni 307 që për dy të akuzuarit të cilët mungojnë në seancë të lëshohet një urdhër arrest”, ka thënë prokurori.
Pasi mori mendimin edhe të palëve të tjera në ketë procedurë, kryetarja e trupit gjykues mori vendim për veçimin e procedurës penale ndaj dy të akuzuarve që muguan në seancë, Ahmet Dakut dhe Xhavit Jasharit.
Ndërkohë vazhdon seanca fillestare ndaj të akuzuarve të tjerë. /arbresh.info/
Prokuroria kërkon pezullimin e pensionit të veteranit për 19 mijë e 500 persona
http://www.arbresh.info/aktuale/deklarohen-te-pafajshem-10-anetaret-e-komisionit-per-verifikim-te-veteraneve1/
Parashikimi i motit për sot
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit