Vdes aktivisti i LDK-së

01:34 | 6 Gusht 2019
Trina Galanxhi

Ka ndërruar jetë aktivisti i LDK-së, Tomë Milici.

Lajmin e ka bërë publik zyrtari i LDK-së në Klinë Besom Hoti, përmes një statusi në Facebook.

Njoftimi i plotë:

Pas një sëmundje të gjatë dhe të rëndë, ka vdekur veprimtari i palodhshëm i çështjes Kombetare Tomë Milici !
Toma gëzonte respekt të madh të qytetarët e Klinës dhe më gjerë. Ishte punëtor i madh, humanist, atdhetar dhe patriot i madh, veprimtar dhe aktivist i LDK-së.

Varrimi bëhet sot më 6 gusht 2019 ditë e martë
ora 15:00 në varrezat e fshatit Ranoc.

Lavdi jetës dhe veprës së atdhetarit TOMË MILICI !

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme