Vazhdon takimi i Ekipit Negociator

18:37 | 12 Shkurt 2019
Arbresh.info

Ende po vazhdon takimi i Ekipit Negociator në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës.

Ekipi i portalit arbresh.info që gjendet pranë Kuvendit, raporton nga burime jo zyrtare se bashkëudhëheqësi i ekipit, Shpend Ahmeti ka dalë nga takimi.

Gjithashtu raportohet se nga takimi ka dalë edhe Avni Arifi, këshilltar i kryeministrit Ramush Haradinaj.

Kujtojmë se ekipi u mblodh në orët e pasdites për të diskutuar lidhur me platformën e dialogut./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme