Sot është dita e dytë e grevës së organizuar nga punëtorët e Minierës së Stantërgut të Kombinatit “Trepça”.
Klan Kosova ka mësuar se asnjë nga ndërrimet e kësaj miniere nuk është duke punuar, përveç pozitave vitale siç janë pompat apo trafot.
Isuf Peci nga Sindikata e Minatorëve ka thënë se ende nuk është bërë e ditur nëse ndonjëri nga krerët e shteti pritet t’i vizitojë ata gjatë grevës.
Mirëpo ai ka bërë të ditur se greva do të vazhdojë deri sa të realizohen kërkesat e tyre për rritje pagash prej 20 përqind.
Ai ka thënë se vendimi për të hyrë në grevë ka qenë i punëtorëve dhe Sindikata e Minatorëve e përkrahë këtë vendim.
“Vendim është marrë nga punëtorët. Çfarëdo vendimi që marrin punëtorët, Sindikata e Minatorëve e përkrahë atë”./klan kosova/
Shyhrete Behluli mbushi sot plot 63 vjet
Tre të vdekur nga rrëzimi i avionit në Kenia
LDK’ja nesër hap fushatën, Abdixhiku do të shpalosë programi...
Liverpooli i gatshëm ta “thyejë bankën” për Van Dijk
Sanksionet amerikane ndaj naftës serbe, Vuçiq: Të ashpra – i...
Sveçla: Sot Kryeministri Kurti shpalli vitin 2025 si vitin e...