Banorët e fshatit Kërvasari të Malishevës kanë tre ditë që protetojnë pranë vendit ku po punohet nga gurëthyesi, ndërtimi i të cilit po i pengon ata.
Këta qytetarë janë të shqetësuar se rrëmimi i tokës ka filluar t’ua dëmtojë shtëpitë dhe t’u krijojë plasaritje nëpër mure.
Hallin e kanë me komunën e Malishevës e cila sipas banorëve ua ka dhënë pëlqimin ministrisë dhe kompanisë së gurëthyesit për të punuar, njofton Klan Kosova.
Ata bënë krahasim në mes vendimit të 26 shkurtit kur kryetari i kësaj komune Ragip Begaj nuk kishte lejuar të hapet një gurëthyes me vendim, me arsyetimin se rrezikon jetën e qytetarëve, por i njëjti në qershor ka lejuar të hapet një gurëthyes shumë pranë zonës që më parë e kishte ndaluar.
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...
Vdes rreshteri i Policisë së Kosovës
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...