Veprimtarët shqiptarë të Luginës së Preshevës vazhdojnë të përballen me presione të ndryshme. Vendkalimet kufitare të Serbisë, që ndajnë Luginën me Republikën e Kosovës apo edhe me Maqedoninë, janë bërë vendndalime për aktivistët politikë shqiptarë dhe të veteranëve të UÇPMB-së. Rasti i fundit është ai me Merxhan Memishin, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit.
Në orët e hershme të së dielës, në vendkalimin kufitarë Depcë, deri sa po kthehej nga Gjilani, Merxhan Memishi ish-pjesëtarë i UÇPMB-së, është ndaluar nga autoritetet serbe. Pasi ishte legjitimuar, ai është lënë i lirë. Por pas dy kilometrave rrugë, policia e ka ndjekur dhe pasi e kanë kontrolluar, e kanë detyruar të kthehet në pikën kufitare duke i kumtuar se për të ka ndalesë zyrtare nga pjesëtarët e Agjencisë Informative të Sigurisë. Pas disa orësh, Memishi është liruar.
OVL e UÇPMB-së, ka reaguar rreth ndalesave të veteranëve të luftës, duke i trajtuar ato si veprime nxitëse të policisë serbe për të tensionuar gjendjen edhe ashtu të brishtë në Luginë.
“Këto ndalesa për ne janë shqetësuese, duke pasur parasysh një destabilizim nga organet shtetërore serbe, ku ne edhe njëherë apelojmë të ndërpresin këto veprime negative”, tha Nazmi Hajredini, kryetar i OVL të UÇPMB-së.
Këshilli për të Drejtat e Njeriut i Luginës, ka konstatuar se autoritet serbe po rikthejnë metodat e vjetra të ndalesës së qytetarëve shqiptarë në emër të gjëja sigurisë publike duke mos dhënë asnjë arsyetim.
“Kjo është shkelje e lirisë së qarkullimit, të lirisë së lëvizjes dhe shkelje e të drejtave të njeriut. Pra, në njërën anë, përderisa qeveria e Serbisë paraqitet sikur dëshiron të krijojë paqe në rajon, në anën tjetër përdorë kësi metoda presioni dhe shantazhi”, tha Belgzim Kamberi , kryetar i KNDJ në Luginë.
Ndalesat e aktivistëve politik, veteranëve të luftës dhe veprimtarëve shqiptarë, nga autoritetet serbe kanë tensionuar gjendjen në Luginë. Në kohën kur po flitet për zgjidhje politike edhe të kësaj zone, përmes dialogut në Bruksel, këto veprime trajtohen tendencioze për shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe të Medvegjës. /rtk
Sot dita e fundit për regjistrim të votuesve nga diaspora
Përurohet sot renovimi në hemodializën të Spitalit në Prizre...
Parashikimi i motit për sot
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...