“Vazhdojmë të vendosur drejt zgjedhjeve të parakohshme”

13:39 | 25 Korrik 2019
Arbresh Info

“Lëvizja për Drejtësi”, është duke vazhduar aktivitet për shtrirjen e politikës së saj në mbarë Kosovën, raporton arbresh.info.

Ata, permes një postimi në faqen zyrtare të tyre të Facebook-ut, kanë bërë të ditur se kryetari i kësaj partie Sylejman Çerkezi, i shoqëruar nga nënkryetari Beni Kizolli, ishin në takim me Këshillin inicues të Malishevës.

“Po vazhdon fushata e shtrirjes së Lëvizjes për Drejtësi në të gjitha komunat e vendit, me gjitha strukturat jemi të përkushtuar për shtrirjen e konceptit tonë politik. Kryetari, Sylejman Çerkezi, së bashku me nënkryetarin Beni Kizolli mbajtën takim me Këshillin inicues të Malishevës. Vazhdojmë të vendosur drejt zgjedhjeve të parakohshme.”, thuhet në postim. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme