Shqiptari i rritur në Gjermani, suksesin e madh në fushën e vallëzimit në shtetin bavarian, e ka zgjeruar po synon ta zgjerojë edhe në fushën e muzikës.
Ardit Gjikaj, vlonjati që u lind në Shqipëri ndërsa si adoleshent u shpërngul në Gjermani, ka publikuar projektin e parë muzikor, ku ka realizuar këngën ‘Puro’ të cilën e ka sjellë edhe me videoklip.
Kënga është ritimike, ndërsa pritet që të jetë hit veror.
Por kush është Arditi?
Edhepse i ri në moshë, bagazhi i tij artistik, u vu në dukje që kur ai ishte i vogël. Pasioni i tij ishte vallëzimi ‘Break dance’, pasion ky që e zbuloi në vitin 1999, ku bashkë me shokët e tij, shihnin videokasetat e grupeve të këtij lloj vallëzimi, e që më pas për të u kthye edhe në profesion.
Duke parë shkathtësitë e tij fizike, Arditi punoi shumë në avancimin e tyre. U mor edhe me kik-boks dhe ushtrime akrobatike.
Mundi dhe përkushtimi i tij u shpërblye, pasiqë vite më vonë, ai u bë pjesë e një grupi të famshëm në Gjermani, grup ky i cili përformoi edhe në ditën e çlirimit të Gjermanisë, para kancelares gjermane Angela Merkel.
Fiziku i Arditit, u kishte rënë në sy edhe markave të njohura botërore, imazhi i të cilit u përdor edhe në reklamat e ‘Mercedes Benz.
Arditi aktualisht është duke ndjekur edhe një karrierë të aktrimit në teatër. Thotë se pasioni i tij janë arti dhe filozofia. Pavarësisht kundërshtimit të prindërve të cilët në fillim ishin skeptikë për suksesin e Arditit në fushën e artit, ai është duke vazhduar ta ndjek këtë ëndërr. KosovaPress/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...