Valdrin Lluka i përgjigjet thirrjes së minatorëve

15:06 | 8 Janar 2019
V. S.

Qeveria e Kosovës ka drejtuar gishtin ka Ministria e Zhvillimit Ekonomikë përgjegjës për zgjidhjen e problemeve në “Trepçë”.

Lidhur më grevën të cilët janë duke e mbajtur minatorët e Trepçës, Haki Shatri, këshilltar i kryeministrit, Ramush Haradinaj, ka thënë për arbresh.info se për kërkesat e tyre është përgjegjës Ministria e Zhvillimit Ekonomik.

Shatri tutje ka shtuar se deri tash Ministria nuk ka njoftuar Qeverinë se ka nevojë për ndërhyrje për këto probleme.

“ Asnjë kontakt deri tash se kemi pas sepse ai sektor është në kuadër të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik. Sektor i minierave është në kuadër të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, kur vjen puna më pru ndonjë  propozim atëherë e bien në Qeveri përndryshe të gjitha problemet adresohen për këtë sektor tek Ministria e Zhvillimit Ekonomik. Deri tash kryeministri nuk ka marr naj qëndrim sepse Ministria e linjës deri tash nuk na ka japë ndonjë njoftim se ka nevojë më ndërhy niveli ma i naltë për këtë çështje,” ka deklaruar Shatri.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka paralajmëruar se sot ose nesër do të shkojë në Trepçë për vizitë.

Në një përgjigje për arbresh.info shkurtimisht  Lluka, ka thënë se nuk do të japë detaje deri sa të takohet me minatorët.

“Do e kemi një takim më ta dhe do i qartësojmë disa gjëra. Pas takimit ose do e mbaj një press konferencë ose një komunikatë, por ose sot, ose nesër në mëngjes do të takohem më ta dhe do të diskutojmë për problemet e tyre,” ka thënë Lluka.

Minatorët kanë paralajmëruar se nga nesër greva mund të përshkallëzohet duke paralajmëruar edhe mbylljen në zgafellë./V.Selimi/Arbresh.info/

 

BSPK-ja në mbështetje të minatorëve, Ajdini: Edhe punëtorët tjerë do t’i bashkohen kësaj greve

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme