Valdete Bajrami, nga koalicioni NISMA-AKR-PD, ka vlerësuar se gratë në politikë jo rrallë herë janë instrumentalizuar.
Ajo në Analizën Zgjedhore ka përmendur edhe shembuj, përderisa tha se nuk dëshiron që situatat e tilla të përsëriten.
“Ish kryenegociatorja ka dëshmuar se pavarësisht se je një grua, ti ke qenë kushtimisht një marionetë. Nuk ke qenë ajo që ke vendosur”.
“Tre vjet nuk e kemi ditë çka po ndodh me dialogun, asnjë raportim nuk ka qenë në Kuvendin e Kosovës. Mirëpo të dalësh e ta akuzosh dikë që t’i ka dhënë direktivat se si me vepru, vjen në një situatë dhe thua se të gjitha gratë janë ashtu. Paragjykimet veç vazhdojnë”.
“Po flas nga përvoja. E kemi edhe ish-Ministrin e Drejtësisë Hajredin Kuçi i cili e përfundoi gjithë procesin e Gjykatës Speciale e ridizajnoi ligjin komplet dhe ‘pataten e nxehtë’ ja la Dhurata Hoxhës. Në atë kohë kam qenë kritike se po e pranon postin në atë moment. E di që tema ka qenë delikate por ai që e filloi ai le ta përfundojë!”.
“Nuk dua ta shoh asnjë grua që të jetë pjesë e instrumentalizimit të meshkujve”.
Bajrami gjithashtu pati kritika edhe për diskursin politik njëkohësisht edhe për mungesën e reagimit të grave deputete.
“Në periudhën kur kam qenë deputete nuk kemi pas një komunikim të mirë për shkak të situatave që kemi qenë. Kanë qenë burrat që e kanë filluar por ka pas edhe prej grave që kanë përdorë një fjalor ndoshta jo adekuat kundrejt meshkujve”.
“Fjalori që përdoret në Kuvend nuk është adekuat”.
“Ka pas fyerje edhe ndaj deputetes Flora Brovina dhe nuk ka pas reagim nga grupi i grave deputete”.
Ajo shtoi se gjatë kësaj fushate ka për synim që t’i shtyjë gratë në tërë Kosovën që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për votë.
Liverpooli synon ta transferojë senzacionin e Brightonin kët...
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...