Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se krijimi i Ushtrisë së Kosovës është vazhdimësi e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Veseli ka folur edhe për pajisjet ushtarake të dhuruara për Kosovën nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke shtuar për Blic Interview se ato janë në rrugëtim por nuk ka specifikuar një datë të saktë.
“Ushtria është krijuar me 14 dhjetor, është ditë heroike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, do të thotë është vazhdimësi, më lejoni ta theksoj këtë fakt edhe procesi i transformimit tani në Ushtri, do të marrë disa vite, të jemi korrekt, për vet faktin se do të zgjerohen kapacitetet”.
Ai ka treguar se në ushtrinë aktive do të jenë 5-mijë forca të armatosura.
“Tanimë në ushtrinë aktive do të jenë 5-mijë forca të armatosura, do të ketë pajisje. Kemi filluar pajisjet, të cilat janë mjete të blinduara. Do të ketë armatime. Armatime të cilat janë për doktrinën tonë të mbrojtjes të cilën e ka Republika e Kosovës. S’do të jetë doktrinë agresive, por doktrinë e partneritetit, është doktrinë e fqinjësisë së mirë, është doktrinë e kryerjes së obligimeve Kosova me partnerët ndërkombëtarë në fushën globale të sigurisë”.
“Forca e Armatosur, Ushtria e Kosovës është aktualisht një nga forcat më profesionale, shkollimi ka ndodhë në shumicën e akademive më prestigjioze, dhe “spointi” është si të them, në terminologjinë shkencore, “Harvard-i” ndoshta edhe më lartë, mund të gabohem me “Harvard-in” për akademitë ushtarake. Isha në “National Defence University”, e jashtëzakonshme – kishte kadetë tonë! Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë përkrahësit tanë më të mëdhenj. Do të na japin përkrahje në armatim, ajo është vetëm duke filluar”, ka treguar Veseli.
Veseli ka thënë se Ushtria e Kosovës do të ketë rreth 250-mjete të blinduara.
“Sa isha atje, më pyetnin ‘Kryetar mos po janë vetëm fotografi’ pra ‘a do të vijë ato armatime?’, ato janë duke ardhur në Kosovë. Kosova, Ushtria e Kosovës do të ketë rreth 250-mjete të blinduara të tilla. Do të marrim edhe pajisje të tjera të cilat janë edhe në aspektin më ofensivë por edhe më defensive, për aq sa do të ketë edhe pajisje të cilat do të jenë në mbrojtjen e hapësirës tonë ajrore edhe tokësore”, ka thënë Veseli.
Antidroga gjen drogë duke u përpunuar në një laborator, arre...
Driloni dhe Gjesti tentojnë të futen në banjo me Xhenetën – ...
Dëmtoi dorën aksidentalisht në makineri, ndërron jetë punëto...
Zelensky: Uniteti SHBA-BE, i domosdoshëm për ta ndalur Putin...
“Ti ke kontribuuar vetëm për kauçin tënd”, Laurenti dhe Lela...
Kurti e kandidatët për deputet organizojnë pritje për mërgim...