Aleksandar Vuçiq ka pranuar se janë në situatë të vështirë në lidhje me krijimin e ushtrisë nga Kosova.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka pranuar se janë në situatë të vështirë në lidhje me krijimin e ushtrisë nga Kosova.
“Paralajmërimet nga Kosova rreth formimit të ushtrisë ngjallin frikë tek serbët”, deklaroi ai. Vuçiq pranoi se Serbia gjendet në situatë të vështirë. “Disa prej partnerëve tanë perëndimore janë duke gjurmuar me duar dhe këmbë në mënyrë që Kosova të jetë anëtare e Interpolit”, shtoi ai, transmeton lajmi.net.
Andaj, Serbia planifikon që për këtë arsye Ministri i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq do të ketë më shumë udhëtime gjatë kësaj jave, kurse me angazhime do të jenë edhe Ministri i Punëve të Brendshme, njësoj si kryeministrja.
Vuçiq ka thënë se në lidhje me këto tema ka paralajmëruar edhe sekretarin e përgjithshëm dhe se nuk ka më shumë çfarë të shtojë për serbët në Kosovë, transmeton lajmi.net.
“Nuk do t’i lejojmë njerëzit tanë pa mbështetje, do të bëjmë gjithçka të mos arrihet deri te ndonjë sjellje e papërgjegjshme”, theksoi ai. /Lajmi.net/
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...
Rama: Fitorja jonë në 2025 duhet të jetë përfundimtare, shpë...
Nga çdo kontinent, Kosova paguan qindra miliona për import t...
Edhe 17 ditë afat për certifikim të partive, ende asnjë apli...