Google ADS

Urimi i BIK-ut për festën e Kurban Bajramit

11:40 | 10 Gusht 2019
Arbresh.info

Reshat Mexhidi, nënkryetari i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës ka mbajtur një konferencë për media.

Ai ka bërë thirrje për më shumë solidaritet e unitet për një shoqëri më të shëndoshë, raporton arbresh.info.

“Nesër është dita e parë festës së Kurban Bajramit të cilën besimtari e zbukuron me faljen e namazit me përkushtim, sakrificë e flijim therjen e Kurbanit vetëm për hir të Allahut xh.sh. Festa e Kurban Bajramit reflekton më së miri mësimet hyjnore për barazi, drejtësi, unitet, solidaritet, bamirësi e sakrificë. Parime këto që bëjnë njerëzimin të manifestojnë të mirën dhe atë që e do Krijuesi i Gjithësisë. Të nderuar besimtarë, Kurban Bajrami vjen pasi që besimtarët të kryejnë Haxhin dhe therin kurbanin. Në haxh besimtarët shprehin në mënyrën më të mirë barazinë dhe unitetin që shfaqet në një vend të veçantë e me rregulla të veçanta në kohë dhe vende të caktuara. Festa e Kurban Bajrami përveç që reflekton adhurimin e Krijuesit Fuqiplotë, në vete ka edhe simbolikën e flijimit që tek ne vije nga koha e Ibrahimit a.s, e që për mision ka vlerat e humanitetit, solidariteti, bamirësisë e mbi të gjitha arritjen e devotshmërisë, sepse therja e kurbanit nuk ka për qëllim vetëm derdhjen e gjakut, por mbi të gjitha arritjen e devocionit. Në këtë ditë feste, ftoj të gjithë njerëzit vullnetmirë që të tregon më human, solidarë e më tolerantë dhe të ndihmojnë të gjithë ata që kanë nevojë. Njerëzimi duhet të kultivojë vlera për një jetë më mirë, për një shoqëri të shëndoshë, për një unitet dhe vëllazëri të mirëfilltë”, u shpreh ai./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme