Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj uroi edhe njëherë për vizat, ku tha se kësaj here Gjermania e ka thënë një “po” të menjëhershme për lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës.
E, njohës të integrimeve evropiane vlerësojnë se urime për liberalizim të vizave duhet të kemi vetëm atëherë kur ta kemi një datë të saktë.
Demush Shasha, drejtor ekzekutiv në Institutin e Kosovës për Politika Evropiane, vlerëson se kryeministri Haradinaj nuk ofroi dëshmi, kur uroi qytetarët për liberalizimin e vizave.
“Kryeministri së fundi bëri një deklaratë të jashtëzakonshme, duke uruar qytetarët për liberalizimin e vizave, por Kryeministri nuk ofroi dëshmi të jashtëzakonshme për një deklarate të tillë. Duhet përshëndetur qëndrimin e Ministrit të Punëve të Brendshme, z. Horst Seehofer, lidhur me përkrahjen e vendimit pozitiv për liberalizimin e vizave për Kosovën. Ministri Seehofer është figurë e rëndësishme politike brenda skenës politike të Gjermanisë, por edhe zë i respektueshëm në nivelin Evropian. Sidoqoftë, është shumë herët që të paragjykojmë vendimin e vendeve të tjera të BE-së lidhur me liberalizimin e vizave për Kosovën. Siç kemi kërkuar kohë më parë, vendimi do të mirët nga 27 vende anëtare të BE-së. Në veçanti kemi vërejt qëndrim hezitues nga Franca dhe Holanda”.
Tuje, konsideron se Kosova duhet të vazhdoj me përmbushjen e detyrave të shtëpisë, me përmbushjen e kriterit të luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
“Tani sa i përket vitit 2019, konsideroj se institucionet e Kosovës nuk duhet të përmendin datat rreth çështjes së liberalizimit të vizave dhe në vend të kësaj duhet të fokusohen në vazhdimin e përmbushjes së të gjitha 95 kritereve që dalin nga udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave, me theks të veçantë në fushën e sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit, ku dy vite pas kërkesës së Komisionit Evropian për përmbushjen e kriterit të luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, ne ende s’kemi asnjë aktgjykim dënues të profilit të lartë. Në fund, konsideroj se urimet duhet ruajtur për fund procesi – jo fillimin e tij. Duhet presim dëshmi konkrete nga Vendet Anëtare se janë të bindur se Kosova meriton liberalizimin e vizave. Dhe në këtë drejtim, duhet presim qëndrimin pozitiv të Këshillit të BE-së rreth vazhdimit të vendimmarrjes për liberalizimin e vizave. Deri atëherë, Kosova duhet të vazhdoj me përmbushjen e detyrave të shtëpisë”, vlerëson Shasha.
Profesori universitar, Emrush Ujkani, thotë se urimi për liberalizimin e vizave duhet të jetë vetëm atëherë kur ta kemi një datë të saktë që qytetarët mund të lëvizin lirshëm.
“Dihet që Gjermania është një nga vendet kryesore dhe është vërtetuar që nuk e kanë mbështet në dhjetor për liberalizmin e vizave për Kosovën. Prandaj është shumë i rëndësishëm dhe duhet të kemi arsye për tu gëzuar por si do që të jetë ajo që duhet nënvizua është që Gjermania është njëra prej shteteve anëtarë të BE-së dhe vendimmarrje në BE. Prandaj mendoj që është i rëndësishëm por nuk isha ngut për ti uruar qytetarët e këtij vendi që do të lëvizin lirshëm. Nuk është që nuk kemi arsye por tu gëzua, por jo ende për ta uruar, sepse urimi vjen vetëm atëherë kur kemi një datë të saktë që qytetarët do të mund të lëvizin lirshëm,” është shprehur Ujkani për arbresh.info.
Sipas Ujkanit pesë vendet e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën nuk kanë qenë pengesë për liberalizimin e vizave.
“5 vendet që nuk e kanë njohur Kosovën nuk kanë qenë pengesë fare për procesin e liberalizimit të vizave. Por procesin e liberalizmit të vizave më së shumti e kanë penguar Gjermania Franca, dhe Qeveria e institucionet e Kosovës duhet të provojnë ta bëjnë të pamundurën që të kemi një epilog ndryshe këtë vite”, tha ai.
Kryeministri, Ramush Haradinaj, zëvendësi i tij, Behgjet Pacolli, dhe liderët tjerët që ishin të pranishëm në Samitin e Berlinit, përcjellën mesazhe pozitive sa i përket liberalizimit të shpejtë të vizave për qytetarët e Kosovës, por pa dhënë ndonjë datë konkrete rreth vendimmarrjes në Bashkimin Evropian./A.Zeka/Arbresh.info/
Konjufca: Tentativat e bandave të dirigjuara terroriste do t...
Sulmi në Ibër Lepenc, Kurti: Institucionet tona të sigurisë ...
Sot varroset 22 vjeçarja që vdiq në aksidentin tragjik në Ka...
Kurti: Terroristët do të përballen me fuqinë e ligjit të Rep...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Lajcak: Përgjegjësit duhet të mba...
Hamza shkon te rezervuarët e KRU “Mitrovica” për ta parë gje...