Besimtarëve myslimanë të cilës i gëzohen bashkë me më të dashurit e tyre, i ka uruar presidenti, Hashim Thaçi.
“Duke dëshmuar bujarinë tonë, bamirësinë, tolerancën, fisnikërinë dhe çdo vlerë të shoqërisë sonë, duke i forcuar dhe besuar në to, ne e mbështesim njëri-tjetrin, përkujdesemi për njëri-tjetrin dhe bashkërisht, pa dallime, ecim përpara”, thuhet në urimin e Thaçit.
Edhe kryeministri, Ramush Haradinaj, ka uruar bashkëkombësit e besimit islam që kanë agjëruar këtë muaj të shenjtë.
“Me shpresën e një agjërimi të pranueshëm, uroj që të jemi pranë njëri tjetrit me vetëmohim e solidaritet”, thuhet në urimin e Haradinaj.
Zëvendëskryeministri, Behgjet Pacolli, njëherit edhe Ministër i Jashtëm ka uruar për një ditë të Bajramit për tu mbajtur mend gjatë, ashtu sikurse mbahen mend edhe veprat e mira gjatë këtij muaji që po lëmë pas.
“Sonte përfundoi muaji i Ramazanit. Qēllimi i agjerimit ka qenë i thjeshtë e fisnik, ai i forcimit të lidhjes dhe besimit të njerëzve në Zot, freskimi dhe forcimi i lidhjeve farefisnore, forcimi i lidhjeve sociale, forcimi i përkrahjes së njeriut për njeriun. Nga ky muaj shoqëria ka dalë më e fortë dhe më e begatë”, thuhet në urimin e Pacollit./arbresh.info/
Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Ga...
Kurti e Vitia nesër marrin pjesë në në përurimin e renovimev...
Kumbaro: Turistët nga Kosova në rritje, nuk ndikoi liberaliz...
Bora shënon fitore historike ndaj Sigal Prishtinës
Abdixhiku: Nga 80 mijë persona nga mërgata që janë regjistru...
Osmani mori pjesë në pritjen zyrtare të Krishtlindjes në Kat...