Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili, ka theksuar se nëse Kosova nuk e ka mbështetjen e SHBA-ve, sipas tij nuk duhet të hyjë fare në dialog me Serbinë.
Ismaili në Info Magazine në Klan Kosova, ka thënë që edhe sa i përket çështjes së taksës, politikanët duhet të reflektojnë pasi është e pamundur për Kosovën që t’ia dalë mbanë pa Amerikën.
“Është e rëndësishme që do të gjendet një zgjidhje dhe besoj që çdo politikan i lexon edhe qëndrimet e SHBA-ve”.
“Nuk mund ta bëjmë poltikën tonë të izoluar dhe Kosova nuk mund të bëjë politikë pa SHBA-të – cila është fuqia jonë që ne të detyrojmë ndojnë shtet të të reflektojë për Kosovën pa SHBA-të”.
“A kemi ndonjë liri që t’ia japim vetes që ta humbim këtë mbështetje dhe ne duhet të reflektojmë – taksa le të qëndrojë dhe të pezullohet por si gjeneratë relacionin që e kemi gjetur me SHBA-të ë nuk duhet ta humbim”.
Ismaili ka thënë që nuk ka mundësi që të rrëzohet qeveria pasi partia e tij po punon për të bërë zgjidhje.
“Qëllimi jonë është të krijojmë një unitet dhe të krijojmë një frymë më të mirë të bashkëpunimit – ekuacioni është mjaft i qartë dhe dihet se nuk ka nevojitet dialogu pa mbështetjen e SHBA-ve”.
Sa i përket plaftormës për dialogun me Serbinë, Ismaili ka thënë që është arritur një dakordancë që Kosova të jetë e përgatitur në dialogun me Serbinë.
“Besoj që do të jetë platformë që na lejon mundësinë që të jemi më të përgatitur pasi ballafaqimi me Serbinë nuk është i lehtë”.
“Kemi një rezolutë të krijuar nga Kuvendi dhe kemi një ekip të ndërsa platforma do të hidhet në Kuvend dhe i ftoj të gjithë të jenë të bashkuar pasi po shoh një politikë të inateve”.
KFOR zhvillon stërvitje në Pejë, simulohet një operacion eva...
Zjarr në Kuvendin e Seulit, evakuohen 500 persona
Osmani nderohet me Çmimin “Grand Excellence 2024” nga Albani...
Guardiola: Man City nuk ka asnjë shans për titullin e Ligës ...
Prezantohet plani i veprimit për sigurinë në shkolla, Rama: ...
Gjithçka gati, sonte nis Big Brother VIP Albania 4