Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili ka reaguar për rastin e arrestimit të pesë personave për veprat penale ‘transplantim i kundërligjshëm dhe trafikim i organeve dhe qelizave njerëzore’ , ‘trajtimi i pandërgjegjshëm mjekësor’ dhe ’bashkëkryerje.
Ismaili në një postim në facebook ka shkruar se në një klinikë private janë gjetur disa shkelje të legjislacionit në fuqi për Frytnimin e Asistuar Mjekësor, shkruan arbresh.info.
“Inspektorati Shëndetësor në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetime dhe Trafikim me Qenie njerëzore ka bërë të martën një inspektim në një klinikë private në Prishtinë dhe ka gjetur disa shkelje të legjislacionit në fuqi për Frytnimin e Asistuar Mjekësor”, ka shkuar Ismaili.
I pari i shëndetësisë kosovare duke falënderuar Policinë e Kosovës ka thënë se interesi financar nuk mudn të vihet mbi shëndetin publik të qytetarëve.
“ Si rezultat, Inspektorati Shëndetësor i ka ndërprerë veprimtarinë shëndetësore të frytnimit të asistuar mjekësor klinikës në fjalë. Interesi financiar nuk mund të vihet mbi shëndetin publik të qytetarëve tanë. Falënderim i veçantë për Policinë e Kosovës për bashkëpunimin në zbulimin dhe ndërprerjen e aktiviteteve joligjore. #BashkëeNdreqim”, ka përfunduar ai.
Ndryshe gjatë ditës Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë një aksioni dje dhe sot ka arrestuar pesë të dyshuar për veprat penale ‘transplantim i kundërligjshëm dhe trafikim i organeve dhe qelizave njerëzor’ , ‘trajtimi i pandërgjegjshëm mjekësor’ dhe ’bashkëkryerje’, raporton arbresh.info
Sipas policisë bazuar në informatat dhe hetimet e bëra paraprakisht, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore (DHTQNJ) me datën 2 dhe 3 prill 2019 ka realizuar një operacion policor, që ka rezultuar me kontrollimin e një klinike private në rajonin e Prishtinës dhe me arrestimin e pesë (5) personave të dyshuar për kryerje të veprave penale: “Transplantim i kundërligjshëm dhe trafikimi i organeve dhe qelizave njerëzore”, “Trajtimi i pandërgjegjshëm mjekësor” si dhe “Bashkëkryerje”.
Sipas njoftimit të policisë hetimet rreth këtij rasti kanë filluar disa muaj më parë dhe janë zhvilluar në bashkëpunim dhe koordimin me Prokurorinë Themelore, Departamenti për Krime të Rënda në Prishtinë./Arbresh.info/
Lexo edhe: Prangosen pesë persona për transplantim dhe trafikim të organeve njerëzore
Dënohen prindërit e nxënësit që vrau 10 veta në një shkollë ...
Kurti ngushëllon familjen Krasniqi: Kosovës ia rriti dy djem...
IFFHS zgjedh 11-shen më të mirë të vitit 2024
Të shtëna me armë zjarri në Reçak të Shtimës, policia jep de...
Aktakuza e re kundër Nagip Krasniqit, reagon Azemi: Dëmi nuk...
Arne Slot me një rekord fantastik gjatë vitit 2024