Komuna e Prishtinës, para tri ditësh, lëshoi në qarkullim njërën nga dy urat që lidhin Arbërinë me rrethrrotullimin në Lakrishte – pjesë e unazës qendrore të Prishtinës. Por, ura e cila ka nisur të ndërtohet qysh në vitin 2016 nuk e ka zgjidhur problemin, përkundrazi ka shkaktuar konfuzion te ngasësit, sikur shihet dhe në pamjet e Ekonomia Online.
Qarkullimi në këtë urë duhet të zhvillohet në vetëm një kah, nga rrethrrotullimi i Lakrishtes deri te rrethrrotullimi te vendi ku qëndrojnë punëtorët e krahut në Arbëri.
Për këtë qëllim janë vënë dhe shenjat që ndalojnë të hyjnë veturat. Por, sikur shihet dhe oamje shumë vetura po vazhdojnë të hyjnë në këtë rrugë, madje edhe në urën e re, në kundërshtim me rregullat.Me rastin e lëshimit në qarkullim, kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, kishte shkruar në faqen e tij në Facebook se qarkullimi nëpër këtë urë do të ndikojë në rregullimin e rrjedhës së trafikut rrugor në këtë pjesë shumë të frekuentuar të Prishtinës.
Por, për t’u lehtësuar qarkullimi duhet të ndërtohet dhe ura tjetër dhe të lidhet me rrugën, e cila duhet të ndërtohet skaj hekurudhës.Ura do të ketë gjatësi prej 194 metrash dhe do të lidhë rrethrrotullimin me rrugën mbi hekurudhë.Ky projekt ishte planifikuar të kryhej brenda dy vitesh dhe ishte proklamuar si një prej projekteve kapitale të rëndësishme për Komunën e Prishtinës, pjesë e unazës qendrore.
Investimi i Komunës së Prishtinës ishte thënë se do të jetë rreth 2 milionë euro.Por, punimet kanë ngecur tash sa kohë. Zyrtarët e Komunës së Prishtinës kanë thënë se ka probleme me shpronësim me kompaninë “Trainkos” dhe se “po punohet për të arritur një marrëveshje”
Ana dhe Kevini nuk e dinë kush e ka shpallur Pavarësinë e Ko...
Ruben Amorim merr vendimin e parë – bllokon largimin e yllit...
Mike Johnson: Programi i Trump-it nuk përfshin dëbimin e emi...
Gjesti dhe Xheneta sqarohen, diskutojnë gjerë e gjatë
Një qytetar nga Podujeva dorëzon në polici para të gjetura
Dita Botërore e foshnjeve të lindura para kohe – Një p...