Forcat e Njësisë Speciale të Kosovës gjatë aksionit të sotëm në veri të Mitrovicës, në mesin e dhjetëra personave të arrestuar kanë arrestuar edhe një shtetas rus.
Shtetasi rus i arrestuar është Mihajl Krasnoshchenkov, punonjës i UNMIK-ut kishte tentuar të pengonte aksionin e policisë, shkruan arbresh.info.
E për këtë arrestim ka reaguar edhe UNMIK-u ku kërkon lirimin e pjesëtarëve të stafit, ku ka kërcënuar me përgjigje të shkallës më të lartë të diplomacisë dhe aspekteve ligjore.
Tutje ky mision ka kërkuar nga të gjitha palët që t’u binden parimeve të sundimit të ligjit dhe dinjitetit për të gjithë për jetën dhe lirinë dhe për të ndihmuar në rivendosjen e qetësisë dhe sigurisë në këtë zonë.
Deklarata e plotë
UNMIK është duke përcjellur me shqetësim zhvillimet në Kosovën veriore, përfshirë arrestimin e dy anëtarëve të stafit që ishin në krye të detyrës nga ana e Policisë së Kosovës. Të dy punonjësit janë transferuar në spital për trajtim të lëndimeve. Jemi duke vendosur rrethanat e sakta, në koordinim të ngushtë me të gjitha agjencitë ndërkombëtare në terren.
Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm dhe Shefi i Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë z. Zahir Tanin bëri thirrje për lirimin e menjëhershëm të anëtarëve të stafit të OKB-së, duke shtuar se “çdo dëm për stafin e Kombeve të Bashkuara do të përballet me shkallën më të lartë të përgjigjeve ligjore diplomatike dhe ndërkombëtare”.
“Unë u bëj thirrje të gjitha palëve të respektojnë parimet e sundimit të ligjit dhe dinjitetit për të gjithë për jetën dhe lirinë dhe për të ndihmuar në rivendosjen e qetësisë dhe sigurisë në këtë zonë”./Arbresh.info/
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...
Trajneri i Empolit flet për largimin e mundshëm të Ardian Is...
Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi, shkak mungesa e k...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...