Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës Rexhep Hoti, i shoqëruar nga Zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Leonora Morina-Bunjaku është takuar me Rektorin e Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, Bajram Kosumi. Gjatë këtij takimi ata nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi.
Me rastin e nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje, Koordinatori Hoti shpalosi Programin Nacional për Rininë dhe shpjegoi garat që do të mbahen për sudentët në kuadër të këtij programi.
“Progami Nacional për Rininë është hartuar për të gjithë nxënësit dhe studentët e Republikës së Kosovës. Studentët do të kenë mundësinë të garojnë në dy fusha të këtij programi, në kreativitet kulturor dhe mendim kritik, konkretisht në kategorinë e debatit dhe në fushën e sportit. Pres nga ju mbështetje në realizimin e këtij projekti dhe jo vetëm. Tashmë universitetet dhe kolegjet kanë premtuar se do të ofrojnë studentë vullnetarë për monitorimin e garave nëpër shkolla. Shpresoj shumë që edhe nga Universiteti “Kadri Zeka” të kemi studentë vullnetarë në rolin e monitruesit të procesit të mbarëvajtjes së garës nëpër shkolla”, tha Hoti.
E zëvendësministrja Morina-Bunjaku tregoi për mbështetjen që Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ofron për Programin Nacional për Rininë.
“Ministria jonë e mbështet këtë program sepse përmes tij do të jemi më afër nxënësve dhe studentëve. Besoj që nxënësit dhe studentët e Gjilanit do të dalin të suksesshëm në këto gara”, tha Morina-Bunjaku.
Ndërsa, Rektori Kosumi e mirëpriti Programin Nacional për Rininë dhe tha se ky program mbështetet edhe nga Këshilli i Studentëve të Universitetit Kadri Zeka.
“I gjithë përkushtimi ynë është që të krijojmë tek studentët një filozofi të të mësuarit. Konsideroj që edhe programi juaj që shpalosët tani është një program mjaft i mirë për studentët. Ne si universitet i ri e mirëpresim këtë program po ashtu e mbështesim me të gjitha mundësitë e tona”, tha Kosumi.
Marrëveshja e bashkëpunimit përcakton angazhimet e ndërsjella të palëve nënshkruese për implementimin e Programit Nacional për Rininë dhe për organizimet e përbashkëta të aktiviteteve që kanë të bëjnë me përfshirjen e studentëve në garat e kreativitetit kulturor dhe mendimit kritik si dhe të sportit.
Gjashtë mënyra për të gjetur më shumë gëzim dhe më pak stres...
Arioni surprizohet nga motra e tij në Big Brother, ja takimi...
Paris Saint-Germaini merr një fitore komode ndaj Toulouse
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dh...
Çfarë është rezistenca ndaj antibiotikëve dhe përse konsider...
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të s...