Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë bashkë me Shoqatën e Kontabilistëve të Çertifikuar dhe Auditorëve të Kosovës (ShKÇAK), do të ndajnë çertifikata për 43 zyrtarë që kanë përfunduar programin një vjeçar të trajnimit për forenzikë financiare që është përqëndruar në zhvillimin e teknikave të forenzikës financiare për të ndihmuar në gjurmimin e parave të paligjshme.
Në ngjarje do të marrin pjesë përfaqësues të institucioneve të Kosovës, përfshirë partnerë, akterë kyç dhe donatorë.
Folës kryesorë ndër të tjerë do të jenë, Rashit Qalaj, Drejtor i Policisë, Bahri Berisha, Drejtor i Shërbimit Doganor dhe Ilir Murtezaj, Drejtor i Adminsitratës Tatimore.
Patrick Etienne, Drejtor i Zyrës Zvicerane për Bashkëpunim (SDC), Z. Anders Kragh Bingen, përfaqësues i Agjencisë Daneze për Zhvillim Ndërkombëtar (DANIDA), Znj. Valbona Bogujevci, Asistente e Përfaqësueses së Përhershme dhe Koordinatore e Programit në UNDP dhe Znj. Ardiana Bunjaku, Drejtoreshë Ekzekutive e ShKÇAK-së poashtu do t’ju drejtohen pjesëmarrësve.
Ky program, i pari i këtij lloji në Kosovë, ka kontribuar në përmirësimin e aftësive të hetuesve që trajtojnë rastet e krimit financiar dhe rastet e korrupsionit, duke siguruar kështu një nivel të lartë të hetimeve financialre e që do të çojnë drejt përmirësimit të gjetjes së aseteve të vjedhura.
Lista e pjesëmarrësve të programit ka përfshirë oficerë policie, zyrtarë publik nga Agjencia Anti-Korrupsion, zyrtarë të Administratës Tatimore dhe të Shërbimit Doganor, si dhe gazetarë hulumtues.
Në tërësi, programi ka zgjatur 11 muaj gjatë të cilit janë zhvilluar rreth 170 orë mësimi dhe 2 provime.
Programi është mundësuar përmes Projektit të UNDP-së për Mbështetje Përpjekjeve Anti-Korrupsion në Kosovë (SAEK II), që financohet nga SDC dhe DANIDA.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...