Në kohën kur niveli i ujit në liqenet akumuluese, atë të Batllavës dhe Badovcit, ka rënë, furnizimi me ujë nga liqeni i Ujmanit ka ndikuar që të mos ketë reduktime.
Nga uji që e merr nga ky liqen, Ujësjellësi Rajonal “Prishtina”, furnizohet kryeqyteti dhe Komuna e Drenasit, raporton KTV.
Tetëdhjetë për qind e Ujmanit ndodhet në pjesën veriore të Kosovës, vend me shumicë serbe ku Beogradi ka mbajtur ndikimin e tij.
Ambientalistët thonë se interesi për këtë liqen është jetësor.
Një ndër burimet kyçe për furnizim me ujë të pijshëm menaxhohet edhe nga strukturat paralele serbe, liderët serbë vazhdimisht kanë deklaruar se nuk do të heqin dorë nga ky liqe.
Por, zyrtarë të ndërmarrjes “Iber-Lepenci”, përmes një përgjigjeje me shkrim, kanë thënë se menaxhimi i Ujmanit bëhet tërësisht nga kjo ndërmarrje.
“Ujmani as nuk blihet as nuk shitet, por është pronë 100% e Republikës së Kosovës”, kanë thënë zyrtarë të kësaj ndërmarrjeje.
Gjashtë muaj më parë, në këtë liqen, lundroi presidenti Hashim Thaçi, me ç’rast tha se Ujmani asnjëherë nuk do të jetë pjesë e dialogut me Serbinë, pasi i takon Kosovës.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...