Dy fëmijë janë sulmuar nga ujku në fshatin Paldenicë të Hanit të Elezit.
Në vetëmbrojtje, ata janë përgjigjur duke hedhur gurë në drejtim të ujkut, madje njëri prej tyre e ka përdorur edhe telefonin për vetëmbrojtje.
Menjëherë pas rastit, ata e kanë raportuar atë në njërën prej faqeve online lokale të Hanit të Elezit.
“Ujku sulmon dy fëmijë në fsh.Paldenicë, fëmijët për tu vetëmbrojtur e kanë sulmur më gurë, madje njëri prej tyre ka përdorur edhe celularin për vetëmbrojtje.
Raportimi nê redaksinë tonë është bërë para disa minutave nga vet personi që ishte në këtë rast”, shkruan kjo faqe.
Kujtojmë se para një muaji, një fëmijë 5-vjeçar nga Hani i Elezit ishte sulmuar nga ujku, nga i cili rast ai kishte pësuar lëndime trupore dhe ishte dërguar në trajtim mjekësor.
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Sot mblidhet Qeveria e Kosovës
Situata energjetike në Kosovë, Rizvanolli takon sot përfaqës...
Osmani pret në takim lamtumirës Ambasadorin Hovenier
Parashikimi i motit për të premten
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...