U vu gurthemeli i shkollës në Panorc të Malishevës

16:01 | 7 Nëntor 2018
V. S.

 

 U vu gurthemeli i shkollës në Panorc të Malishevës Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi dhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, kanë vënë sot gurthemelin e shkollës në fshatin Panorc të Malishevës.

Me këtë rast, ministri Bytyqi ka uruar nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit për fillimin e ndërtimit të kësaj shkolle të re, njëherësh ka përgëzuar kryetarin e Komunës së Malishevës për faktin se i ka dhënë prioritet arsimit, duke bërë investime në ndërtimin e shkollave të reja.

“Deri më tani Komuna e Malishevës ka bërë atë që pothuajse nuk e ka bërë asnjë komunë. Për një periudhë kaq të shkurtë të ndërtohen 15 shkolla është vërtetë për një falënderim të madh”, tha ministri Bytyqi dhe theksoi se kryetari do të ketë mbështetjen e vazhdueshme të MAShT për të ngritur cilësinë në shkollat e Malishevës.

“Konsideroj se tashmë i kemi përgjegjësitë e ndara. Komuna po e kryen punën e vet. Ne si Ministri jemi të obliguar t’i kryejmë përgjegjësitë tona dhe ju mbetet edhe juve, të nderuar mësimdhënës, që të kryeni detyrën tuaj të shenjtë dhe t’i përgatitni nxënësit dhe t’i edukoni siç duhet”, tha ministri Bytyqi. Ministri, po ashtu kërkoi përkrahjen e prindërve, pasi që tha se që edukimi të jetë në nivelin e duhur, ata kanë rol të rëndësishëm dhe i ftoi prindërit ta përkrahin menaxhmentin e shkollës dhe shkollën në përgjithësi në mënyrë që bashkërisht të ngri./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme