Google ADS

U pa me këmbë përpjetë në veturë zyrtare, rasti do të hetohet

18:56 | 3 Korrik 2019
Arbresh.info

Koordinator Nacional për Reforma Shtetërore, Besnik Tahiri, e ka quajtur të pahijshëm aktin që ka bërë zv.ministri i Bujqësisë, Shukri Maxhuni.

Tahiri në emisionin Frontal ka treguar se veprimi i shtrirjes në veturën zyrtaret të zv.ministrit do të hetohet nga Qeveria e Kosovës.

“Nuk është akt i hijshëm. Besoj që as ai vet nuk ndjehet mirë. Si veprim do të investigohet dhe do të trajtohet në Qeveri. Nuk e di cili do të jetë arsyetimi i tij”, tha Tahiri në Frontal.

Në një prononcim për T7, zv.ministri i Bujqësisë, Shukri Maxhuni, ka thënë se arsyeja e shtrirjes në veturë ishte shëndetësore.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme