Nën drejtimin e kryesuesit, Safet Kamberi, dhe në prani të kryetarit të komunës, Agim Bahtiri, nënkryetarit, Faruk Mujka, asamblistëve dhe drejtorëve të drejtorive të administratës komunale, sot është mbajtur seanca e 22-të e rregullt e Kuvendit të Komunës.
Fillimisht në mbledhjen e sotme u propozuan disa pika shtesë për rend të ditës si; Propozim/vendimi për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale, fushës sportive me bari sintetik “Xhevat Jusufi”- Xheki, Propozim/ vendimi për destinim të pronës komunale në pronë ndërtimi me qëllim të ndërtimit të shtëpive të banimit për raste humanitare, Rekomandim për mbështetje financiare Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së dhe Shoqatës së Invalidëve të Luftës, Rekomandim për krijimin e një fondi të veçantë buxhetor për t’u dalë në ndihmë nxënësve në nevojë me pajisje shkollore, pika këto të cilat u aprovuan me shumicë votash nga asamblistët komunal.
Më pas kryesuesi Kamberi propozoi rendin e ditës për seancën e 22-të të Kuvendit, me ç’rast këshilltarët komunal unanimisht aprovuan këtë rend dite.
Në këtë seancë pas diskutimeve të zhvilluara, këshilltarët e Kuvendit Komunal aprovuan me shumicë votash, Rregulloren për themelimin dhe strukturimin e asamblesë komunale të fëmijëve; Draft-Rregulloren për tatim në pronën e paluajtshme; Propozim-vendimin për dhënien e pronës se paluajtshme të Komunës në shfrytëzim afatshkurtër OJQ “Organizata e Pensionisteve dhe Invalidëve të Punës”; Propozim-vendimin për këmbimin e pronës së paluajtshme të Komunës me pronën e paluajtshme në pronësi të personit juridik N.T.P. “Florenti”; Propozim-vendimi për bartjen e të hyrave, pjesës së mbetur të të hyrave vetanake nga viti 2018 në buxhetin e vitit 2019; Kërkesa për ndarjen e subvencioneve nga DKRS-ja në shumë prej 2000 € kampionit olimpik evropian, atletit z. Muhamet Ramadani; Kërkesa për ndarjen e subvencioneve nga DKRS-ja në shumë prej 5000 € klubit futbollistik të femrave “Mitrovica”; Kërkesa për ndarjen e subvencioneve për organizimin e manifestimit (garës çiklistike) kushtuar dëshmorit të kombit, Avni Shabani në shumë prej 2000 € si dhe Raporti financiar janar-qershor 2019.
Po ashtu në këtë seancë u diskutua edhe për Raportin mbi gjendjen e bujqësisë në Komunën e Mitrovicës; Raportin e korrje shirjeve për vitin 2019; Raportin nga Dëgjimet Buxhetore me qytetar për planifikimin e buxhetit për vitet 2020-2022 si dhe u dha një informatë mbi Qarkoren e brendshme Buxhetore./arbresh.info
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...