Google ADS

U lokalizua zjarri në Kodrën e fshatit Rashan të Komunës së Mitrovicës

16:07 | 6 Nëntor 2018
Arbresh.info

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim ka bërë të ditur se të shtunën ka kapluar një zjarr kodrën e fshatit Rashan, drejtoria në bashkëpunim me Njësinë e Zjarrfikësve kanë intervenuar me kohë dhe kanë lokalizuar vendin deri në shmangien e plotë të zjarrit në këtë zonë.

Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Nehat Bahtiri, posa ka marrë njoftimin për shpërthimin e zjarrit ka mobilizuar shumë shpejt Njësinë e Zjarrfikësve dhe faktorët e tjerë të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes për të ndërmarrë masat e duhura për shuarjen e tij, masat të cilat janë treguar shumë efikase pasi që lokalizimi i zjarrit është bërë mjaft shpejtë.

“Po ashtu Njësia Profesionale e Zjarrfikësve ka ngritur gjendjen e gatishmërisë për intervenim të mëtutjeshëm, ku të hënën nga persona të papërgjegjshëm, në orët e hershme të mëngjesit është ndezur përsëri zjarr në mes të fshatrave Rashan dhe Tërstenë respektivisht në vendin e quajtur Stremenica”, thuhet në komunikatën e Komunës së Mitrovicës.

Drejtori i kësaj drejtorie, Nehat Bahtiri, theksoi se falë profesionalizimit të zjarrfikësve dhe intervenimit të tyre të suksesshëm dhe efikas në lokalizimin dhe minimizimin e zjarrit, i cili kishte përfshirë diku rreth dhjetë deri pesëmbëdhjetë hektarë sipërfaqe.

Ai më tutje shtoi se në vazhdimësi jemi duke mbikëqyrur zonat e kapluara nga zjarri dhe lokacionin përreth, andaj apelon tek qytetarët që të jenë të kujdesshëm dhe ta ruajnë këtë hapësirë e cila është pasuri publike dhe nuk guxon të lejohet që të dëmtohet.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme